Mourinho: Transferimi i Neymarit në Man Utd, i pamundur

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka deklaruar se është e vështirë të transferojë në ‘Old Trafford’ yllin e Barcelonës, Neymar.

Sport

30/03/2017 08:20

Portugezi e ka quajtur si mision të pamundur transferimin e Neymarit te Manchester Unitedit.

Sulmuesi 23 vjeçar muajt e fundit ka qenë pjesë e shumë spekulimeve në medieve, ku lidhej me një transferim të mundshëm te Unitedi, për një shumë të madhe prej 200 milionë eurosh.

“Unë gjithmonë përpiqem të jem objektiv dhe pragmatik me klubet, dhe pyes klubet se çfarë mund të më japin mua”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Neymar është absurd. Një klub si Barcelona nuk mund dhe nuk dëshiron të lëshojë një lojtar i Neymar”.

“Neymar do të bëhet lojtar i madh i Barcelonës pas Messit. Mendoj se nënshkrimi me të është si tentimi për të thyer diçka të sigurt. Është e pamundur”, ka përfunduar trajneri portugez./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy