“Mourinho po shkon në Manchester United”

Motra e Massimo Morattit, ka thënë se Jose Mourinho do ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit.

Sport

20/02/2016 17:10

Spekulimet të cilat e lidhin Jose Mourinhon me Manchester Unitedin i ka shtuar edhe më tepër motra e ish presidentit të Interit, Massimo Morattit, Bedy Moratti.

E pyetur nëse trajneri portugez do të mund të rikthehej në Inter, ajo është përgjigjur duke thënë se ai po shkon te United.

“Jo, ai është i lumtur tani, ai po shkon në Manchester”, tha Moratti, përcjell Lajmi.net.