Mourinho mbron Suarezin
Jose Mourinho e mohoi rëndësinë e vizitës së Luis Suarezit në Stamford Bridge derisa uruguaiani përgatitet të takohet me Chelsean, për herë të parë prej kur kafshoi mbrojtësin Branislav Ivanovic. Sulmuesi i Liverpoolit u suspendua për dhjetë ndeshje për shkak të incidentit, duke munguar në pesë takime të këtij edicioni, por ka realizuar 19 gola…

Sport
Jose Mourinho e mohoi rëndësinë e vizitës së Luis Suarezit në Stamford Bridge derisa uruguaiani përgatitet të takohet me Chelsean, për herë të parë prej kur kafshoi mbrojtësin Branislav Ivanovic.
Sulmuesi i Liverpoolit u suspendua për dhjetë ndeshje për shkak të incidentit, duke munguar në pesë takime të këtij edicioni, por ka realizuar 19 gola në 13 ndeshje në ligë, dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Premierligë.
Por, i pyetur nëse do ta rikthente në skuadër një futbollist që ka kafshuar një kundërshtar, Mourinho i ofroi përkrahje Suarezit duke thënë: “Të gjithë bëjnë gabime”.
Suarez kafshoi IvanovicinPortugezi pastaj kujtoi se ish sulmuesi i Ajaxit kishte kafshuar një futbollist edhe në kohën sa ishte në Amsterdam, rast për të cilin bëri shaka: “Ai e bëri dy herë? Po, në rregull. Nëse e bënë një për shtet…”. Chelsea pret Liverpoolin në Stamford Bridge.