Mourinho: Liverpool më mirë të mos udhëtonte në Madrid

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka ngacmuar Liverpoolin duke thënë se do të ishte më mirë të mos udhëtonin fare në Madrid, për ndeshjen kundër Realit.

Sport

05/11/2014 14:52

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka ngacmuar rivalin Liverpool rreth ndeshjes me Real Madridin të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Menaxheri i Reds, Brendan Rodgers bëri shtatë ndryshime në formacionin bazë nga dueli i fundjavës së shkuar kundër Newcastles, dhe humbi me rezultat 1:0 në Santiago Bernabeu.

“Nëse do të mendoja se nuk mund të fitoj, nuk do të udhëtoja fare”, deklaroi Mourinho, i pakënaqur me vendimin e Rodgersit edhe për faktin se ai pushoi një numër të madh futbollistësh për duelin me Blues të shtunën, në kuadër të Premierligës.

Deklarata e Mourinhos nuk është aspak e mëshirshme ndaj Rodgersit i cili ishte skaut i portugezit gjatë aventurës së tij të parë në drejtim të Chelseas.