Mourinho: Ky ekip dua të eliminohet nga Liga e Kampionëve

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se nuk dëshiron që Arsenali të kualifikohet nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Sport

26/11/2015 09:47

Jose Mourinho nuk dëshiron që Arsenali të kualifikohet nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

“Gunners” janë në pozitën e tretë në Grupin F, por mund të vazhdojnë tutje nëse e mposhtin Olympiacosin me dy ose më tepër gola dallim në duelin e xhiros së fundit.

Por, menaxheri i Chelseas shpreson që kjo të mos ndodh, pasi ai e ka shok Marco Silvan, i cili drejton ekipin grek.

“Dua që skuadrat angleze të kualifikohen. Por, Arsenali është në një klub ku një shok i imi është trajner i Olympiacosit”, deklaroi ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Andaj, do të ishte fantastike për karrierën e tij që të kualifikohet. Jam i sinqertë dhe dua që ai dhe Olympiacos të vazhdojnë përpara”, u shpreh Mourinho.