Mourinho: Juventus apo Barcelona?
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se Juventus dhe Barcelona e merituan kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka lavdëruar Juventusin dhe Barcelonën duke thënë se ata e merituan kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Juventus dhe Barcelona e kanë merituar të jenë në Berlin”, deklaroi Mourinho për mediat britanike.
“Kanë kaluar një sezon të shkëlqyeshëm dhe kanë dëshmuar se janë bindshëm më të mirë se skuadrat me të cilat u takuan në gjysmëfinale”, u shpreh ai.
Juventus e eliminoi Real Madridin kurse Barcelona triumfoi ndaj Bayern Munichut.
Ata do të ndeshen në finale më 6 qershor.