Mourinho dhe Guardiola, garë për një super sulmues
Manchester United dhe Manchester City janë të interesuara për Pierre Emerick Aubameyangun

Sport
Pierre Emerick Aubameyang mund të bëhet ylli i tretë që largohet nga Borussia Dortmundi këtë verë, pas Mats Hummels dhe Ilkay Gundogan.
Për sulmuesin nga Gaboni, interesim kanë shprehur dy klubet angleze, Manchester United dhe Manchester City, përcjell Lajmi.net nga AS.
Drejtorët sportivë të të dy klubeve nga Premierliga, kanë informacione se Aubameyang dëshiron të largohet nga “Signal Iduna Park”.
Për të, interesim ka shprehur edhe Real Madridi.