Mourinho: Chelsea nuk e do Reusin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka mohuar interesimin për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sport

25/11/2014 09:27

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho i dha fund spekulimeve rreth interesimit të klubit për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Reprezentuesi gjerman raportohej se ka zgjuar interesim nga Blues. Mirëpo, strategu portugez ka insistuar se nuk planifikon të bëjë përpjekje për blerjen e Reusit.

Fakti se Reus është i lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në vazhdim të këtij viti për shkak të një problemi në nyjën e këmbës e ka zbehur interesimin për të.

Dhe, Mourinho ka insistuar se Chelsea nuk është e interesuar për gjermanin.

“I pyetur nga mediat lokale, Jose ka thënë se Chelsea nuk është e interesuar për transferimin e futbollistit të Borussia Dortmundit, Marco Reus”, shkruan në profilin zyrtar të Chelseas në Twitter.