Mount: Ne me të vërtetë kemi mentalitet fitues
Mesfushori i Chelsea, Mason Mount, tha se ekipi i tij ka mentalitet fitues, pas kalimit tutje në gjysmëfinale të Kupës FA.
Sport
Chelsea mbrëmë mposhti Middlesbrough, në çerekfinale të Kupës FA, me rezultat 2:0 dhe kaluan tutje në gjysmëfinale të kësaj kupe.
Pas ndeshjes foli Mason Mount, i cili pranoi se ekipi po kalon kohë të vështira, por që janë të fokusuar te ndeshjet e tyre.
“Kanë qenë disa javë të vështira, por si ekip ne jemi të fokusuar dhe gati për të luajtur”, ishin fjalët e Mount, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu tha, se ekipi i tij e ka mentalitetin e fituesit dhe do të luftojnë për çdo lojë e titull.
“Ne me të vërtetë kemi atë mentalitet fitues brenda ekipit. Çdo garë, çdo lojë, ne duam ta fitojmë dhe të vazhdojmë kështu”, vazhdoi ai.
Chelsea së fundmi po kalon në një periudhë mjaft të mirë, në Premier Ligë janë 11 pikë larg liderit aktual Manchester City, por janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në gjysmëfinale të Kupës FA./Lajmi.net/