Mount dhe Chelsea akoma pa marrëveshje për rinovimin e kontratës

Chelsea vazhdon të punojë për një marrëveshje me Mason Mount, por kjo marrëveshje nuk është akoma afër. Skuadra londineze dëshiron ta blindojë me kontratë të re mesfushorin anglez, por sipas raportimeve të ‘Athletic’, Chelsea dhe Mount nuk janë pajtuar akoma për të gjitha kushtet për rinovimin e kontratës, përcjell lajmi.net. Kontrata aktuale e Mason Mount…

Sport

16/11/2022 14:16

Chelsea vazhdon të punojë për një marrëveshje me Mason Mount, por kjo marrëveshje nuk është akoma afër.

Skuadra londineze dëshiron ta blindojë me kontratë të re mesfushorin anglez, por sipas raportimeve të ‘Athletic’, Chelsea dhe Mount nuk janë pajtuar akoma për të gjitha kushtet për rinovimin e kontratës, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e Mason Mount është valide deri në vitin 2024.

Te klubi i Chelsea ka optimizëm se marrëveshja do të finalizohet pas Kupës së Botës dhe festave të fundvitit, në muajin janar.

Pronari i ‘Bluve’, Todd Boehly dhe bashkëpronari Behdad Eghbali kanë pasur disa takime me përfaqësuesit e Mount dhe ka akoma disa detaje të cilat duhet të përmbushen. /Lajmi.net/