Moukoko nuk do t’i bashkohet Bayernit, synon rinovimin me Dortmund
Youssoufa Moukoko nuk do t’i bashkohet Bayernit. Ylli në rritje i Gjermanisë, Moukoko, i cili është lojtari më i ri në Kampionatin Botëror 2022, lidhet me një kalim të mundshëm te Bayern Munich. Megjitahtë, raportime të ‘Sky’ bëjnë të ditur se Moukoko nuk do t’i bashkohet Bayernit, por ka në plan rinovimin me Borussia Dortmund,…
Sport
Youssoufa Moukoko nuk do t’i bashkohet Bayernit.
Ylli në rritje i Gjermanisë, Moukoko, i cili është lojtari më i ri në Kampionatin Botëror 2022, lidhet me një kalim të mundshëm te Bayern Munich.
Megjitahtë, raportime të ‘Sky’ bëjnë të ditur se Moukoko nuk do t’i bashkohet Bayernit, por ka në plan rinovimin me Borussia Dortmund, përcjell lajmi.net.
Por, lojtari i ka vendosur dy kushte për rinovimin e tij me Dortmund.
Lojtari dëshiron një pagë prej së paku 6 milionë eurove, në vend të 5 milionëve që ofron Dortmundi.
Ai po ashtu dëshiron garancë që do të ketë minuta edhe pas rikthimit të Sebastien Haller.
Përkundër të gjithave, lojtari ka bërë të ditur se nuk do ta lë Dortmundin për Bayern Munich. /Lajmi.net/