Motrat që do të jetojnë vetëm edhe një vit

Claire dhe Lola janë dy motra që kanë lindur me një çrregullim të quajtur mikrocefali.

Lajme

04/02/2016 15:37

Mikrocefalia është çrregullim i neuroneve e cila mund të haset në shenjat e para të jetës ose të zhvillohet ndër vite, gjithashtu pamundëson të jetuarit normal, transmeton lajmi.net.

Vajzat 9 dhe 14 vjeçare, kanë një deformim të trurit të tyre dhe nuk janë në gjendje të flasin, të shohin dhe të ecin.

Nga parashikimet e mjekëve që vajzat do të jetojnë vetëm edhe një vit, familja e tyre mori vendimin t’i ushqejë ato normalisht, dhe të mos i lënë ato nën ndikimin e medikamenteve të ndryshme. Prindërit e vajzave shprehen të mërzitur për këtë rast, mirëpo i shohin ato si dy mrekulli të vogla që shumë shpejt do të largohen nga kjo botë.

Për më tepër vajzat kanë pasion muzikën rap, dhe komunikojnë me njëra tjetrën vetem me sytë e tyre. /Lajmi.net