Motorçiklisti e ndihmon një të huaj që ta zë autobusin

Një burrë i cili po voziste një skuter u tregua mjaftë zemërmirë duke i ndihmuar një udhëtari të cilit i kishte ikur autobusi.

Fun

26/04/2014 19:59

Motorçiklisti zemërmirë i kishte ofruar ndihmë udhëtarit të panjohur për ta ndjekur autobusin nëpër rrugët e qytetit Brasov në Rumani.

Ngasësi i motorçikletës ishte duke vozitur nëpër rrugët e qytetit rumun, kur e pa udhëtarin të cilit sapo i kishte ikur autobusi.

Udhëtari i pafat i shpjegoi atij se autobusi vjen vetëm pas një ore, kështu që ai morri përsipër përgjegjësin që ta ndihmonte udhëtarin duke e ndjekur autobusin.

Ata njëherë menduan se do ta kapnin atë në stacionin e radhës, por autobusi nuk u ndal, kështu që vazhduan dhe e tejkaluan atë për ta pritur në stacionin e tretë.

Motorçiklisti tha se ai ishte duke vozitur vërdallë teksa pa udhëtarin duke u përpjekur që ta zë autobusin. \”Ndalova dhe e pyeta nëse dëshironte që t\’i ndihmoja ta zinte atë dhe ai hipi në skuterin tim\”.

 \”Ai më falenderoi shumë\”, përfundon motorçiklisti.