Motor me tri rrota

Ndër risitë e Yamahas për vitin 2014 do të jetë një skuter me tri rrota të veçanta dhe mjaft interesant. Do të quhet ‘Yamaha Concept Tricity’, duke i sfiduar gjigantët tjerë të motorëve. Yamaha do ta prezantojë motorin e ri me një kapacitet prej 125 cc, me një çmim më të ulët se 4,00 euro,…

Auto & Tek

24/11/2013 07:00

Ndër risitë e Yamahas për vitin 2014 do të jetë një skuter me tri rrota të veçanta dhe mjaft interesant. Do të quhet ‘Yamaha Concept Tricity’, duke i sfiduar gjigantët tjerë të motorëve.

Yamaha do ta prezantojë motorin e ri me një kapacitet prej 125 cc, me një çmim më të ulët se 4,00 euro, në krahasim me rivalët e këtij lloji, që kanë kapacitet më të lartë dhe peshë më të rëndë.

Zgjedhja e Yamahas duket mjaft inteligjente, për një motiv të thjeshtë: me një motor 125 cc, ‘Tricity’ do të mund të vozitet me patentë B, pa pasur nevojë të futesh në provim për kategori tjera, siç e kanë për obligim ata që vozisin motorë me tri rrota të markave tjera.

Nuk është deklaruar ende nise ‘Tricity 125’ do të jetë ideja e vetme e Yamahas në këtë fushë, apo do të arrijnë motorë tjerë me tri rrota, por me kapacitet tjetër…

Me këtë lloj të ri motori, Yamaha synon ta rrëmbejë tregun e gjerë, përfshirë këtu të skuterëve, ish motoçikletave, automobilave dhe mbi të gjitha të atyre që nuk e kanë pasur kurrë mundësinë që të vozisin motor.

Objektiv i deklaruar i Yamahas është që të arrijë ta mbajë peshën prej 150 kilogramësh, në mënyrë që të mos rezultojë shumë më i rëndë sesa një skuter tradicional.