Motoçikleta del nga rruga në Hajmel, plagosen rëndë dy të rinj
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, pranë fshatit Hajmel, në qarkun e Shkodrës.
Lajme
Dy të rinj, që po lëviznin me një motoçikletë kanë dalë nga rruga dhe janë rrëzuar, duke marrë plagë të rënda.
Drejtuesi i motoçikletës, 21-vjeçari V.P. ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, pasi është në gjendje të rëndë.
I plagosuri tjetër, E.M., 23 vjeç, është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.