“Motivit” të Alban Skenderajt në Prishtinë i shtohet edhe nata e katërt
Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj ka njoftuar edhe për natën e katërt të koncertit të tij “Motiv”. Njoftimin ai e ka bërë një postimi në llogarinë e tij në Instagram , duke thënë se kjo erdhi si rezultat i kërkesave të shumta. “Nata e 4-të vjen si pasojë e kërkesave të shumta dhe si…

ShowBiz
Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj ka njoftuar edhe për natën e katërt të koncertit të tij “Motiv”.
Njoftimin ai e ka bërë një postimi në llogarinë e tij në Instagram , duke thënë se kjo erdhi si rezultat i kërkesave të shumta.
“Nata e 4-të vjen si pasojë e kërkesave të shumta dhe si një detyrim për të gjithë ata që për arsye kohe nuk kanë arritur të sigurojnë ende bileta”.
“Më kanë ardhur shumë mesazhe keto ditë! Sinqerisht isha vërtetë i sigurt se nata e tretë do të ishte e fundit, por ju nuk reshtni kurrë së më befasuari”, ka shkruar tutje këngëtari.
View this post on Instagram