“Motivi ende nuk dihet” – Prokuroria jep detaje nga vrasja e dyfishtë në Majac të Podujevës, trupat e pajetë dërgohen për autopsi

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Majac të Podujevës, ku janë vrarë dy persona. Në lidhje me rastin, Prokuroria Themeloe në Prishtinë ka thënë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona me inicialet I.B dhe M.G kanë humbur jetën, ndërsa e dyshuara është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Menjëherë…

Lajme

23/03/2026 10:31

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Majac të Podujevës, ku janë vrarë dy persona.

Në lidhje me rastin, Prokuroria Themeloe në Prishtinë ka thënë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona me inicialet I.B dhe M.G kanë humbur jetën, ndërsa e dyshuara është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Menjëherë pas pranimit të informatave, Policia e Kosovës dhe ekipet e tjera hetimore, së bashku me Prokurorin e shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të para hetimore. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera matriale relevante për rastin”, ka thënë Prokuroria.

Ata kanë njoftuar se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për kryerjen e autopsisë.

“Aktualisht, sipas hetimeve preliminare, motivi i këtij rasti  ende nuk është i njohur. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është duke zhvilluar hetimet intensive për ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/