Moti sot kryesisht me diell dhe i nxehtë, temperaturat maksimale arrijnë deri në 34 gradë
Moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë mesditës dhe pasdites, në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira, pritet zhvillim i vranësirave që mund të sjellin reshje të shkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku paraqiten këto dukuri. Temperaturat minimale do të…
Lajme
Moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Gjatë mesditës dhe pasdites, në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira, pritet zhvillim i vranësirave që mund të sjellin reshje të shkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku paraqiten këto dukuri.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s.