​Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale sipas institutit do të lëvizin nga -1C deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 3°C deri në 6°C. “Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim. Derisa…

Lajme

24/02/2025 08:33

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale sipas institutit do të lëvizin nga -1C deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 3°C deri në 6°C.

“Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.

Derisa gjatë kësaj jave pritet të mbaj mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 7°C deri në 14°C. Kjo situatë meteorologjike është rezultat i ndikimit të disa qendrave të presionit të ulët, të cilat kanë përfshirë disa rajone të Evropës. Gjatë pesë ditëve të ardhshme, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell, të cilat do të ndikojnë në rritjen e temperaturave gjatë mesditës. Përveç kësaj, në periudha të kufizuara, parashihen edhe riga lokale shiu”, thuhet tutje.