Moti për të dielën: Vranësira dhe reshje mesatare deri të forta

Instituti Hidrometeorologjik parashikon për të dielën mot kryesisht të vranët, me reshje të shiut në intensitet mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 7°C dhe 10°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë 11°C deri në 14°C, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi që varion nga 1 deri…

Lajme

25/10/2025 23:54

Instituti Hidrometeorologjik parashikon për të dielën mot kryesisht të vranët, me reshje të shiut në intensitet mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 7°C dhe 10°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë 11°C deri në 14°C, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi që varion nga 1 deri në 9 m/s, duke shtuar ndjesinë e ftohtësisë në disa zona.

Meteo-shërbimi paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në rrugë dhe të përgatiten për reshje të shiut gjatë gjithë ditës./lajmi.net/