Moti për të dielën: Diell, vranësira dhe riga lokale shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diel do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe pjesërisht të vranët. Sipas parashikimeve, vranësirat në disa rajone mund të sjellin riga të izoluara shiu, megjithëse moti kryesisht do të dominohet nga dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 20°C, ndërsa maksimalet do të…

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diel do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe pjesërisht të vranët.
Sipas parashikimeve, vranësirat në disa rajone mund të sjellin riga të izoluara shiu, megjithëse moti kryesisht do të dominohet nga dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 20°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 33°C, transmeton lajmi.net
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare prej 1 deri në 6 m/s.
Ndërkohë, indeksi UV do të jetë i lartë, andaj Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën thirrje për kujdes gjatë qëndrimit në diell, veçanërisht në orët e mesditës. Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës, veshjeve të lehta dhe hidratimi i vazhdueshëm./lajmi.net/