Moti për sot

Sot vendi do të përfshihet nga moti kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas parashikimeve meteorologjike. Vranësirat, megjithëse jo të dendura, mund të sjellin reshje të izoluara në disa zona, kryesisht gjatë orëve të pasdites, transmeton lajmi.net Temperaturat pritet të jenë të këndshme, me ato minimale që do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 14°C,…

Lajme

18/07/2025 08:04

Sot vendi do të përfshihet nga moti kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas parashikimeve meteorologjike.

Vranësirat, megjithëse jo të dendura, mund të sjellin reshje të izoluara në disa zona, kryesisht gjatë orëve të pasdites, transmeton lajmi.net

Temperaturat pritet të jenë të këndshme, me ato minimale që do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 14°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, duke sjellë ndjesi freskie në orët e pasdites.

Kushtet e motit janë të favorshme për aktivitete në natyrë, megjithatë rekomandohet kujdes në rast të reshjeve të papritura./lajmi.net/