Moti për sot

Të enjten në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu në disa zona. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vranësirat do të jenë prezente pothuajse në gjithë territorin, ndërsa vende-vende priten riga shiu me intensitet të lehtë, shkruan KosovaPress. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1…

Lajme

29/01/2026 08:28

Të enjten në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu në disa zona.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vranësirat do të jenë prezente pothuajse në gjithë territorin, ndërsa vende-vende priten riga shiu me intensitet të lehtë, shkruan KosovaPress.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.