Moti për fundjavë: Ngrica e mjegull

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Lajme

26/01/2018 13:33

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull.

Mjegulla do të jetë e qëndrueshme nëpër disa territore me lartësi dhe rrëzë maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe verilindja e lehtë di mesatare.