Moti për dy ditët e ardhshme: Ngrica në mëngjes, diell pranveror në mesditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Lajme

08/04/2021 17:40

Sipas IHK-së, Kosova o të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në këto kushte anticiklonike do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t’i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja. /Lajmi.net/