Moti për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mabjë mot kryesisht i kthjellët por që vende-vende do të ketë kushte edhe për reshje lokale.

Lajme

17/05/2022 07:46

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.