Moti në Kosovë, do të ketë rënie të lehtë të temperaturave
Java në vijim do të sjellë një freskim të ndjeshëm të motit, me ulje të temperaturave deri në 6 gradë Celsius. Përjashtim do të bëjë dita e mërkurë, kur parashihen reshje të izoluara shiu dhe mundësi për breshër në disa rajone. E hënë Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin…

Lajme
Java në vijim do të sjellë një freskim të ndjeshëm të motit, me ulje të temperaturave deri në 6 gradë Celsius.
Përjashtim do të bëjë dita e mërkurë, kur parashihen reshje të izoluara shiu dhe mundësi për breshër në disa rajone.
E hënë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
E martë
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.
E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga veriperëndimi.
E enjte
Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.