Moti mbi vendin tonë
Kosova do të përfshihet sot nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht…
Lajme
Kosova do të përfshihet sot nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, nga 2 deri në 8 metra në sekondë.
Instituti u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë orëve më të nxehta të ditës, veçanërisht të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, si dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell.