Moti mbi vendin tonë

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten edhe riga të dobëta shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë…

Lajme

30/03/2026 09:11

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten edhe riga të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.