Moti këtë javë, kjo komunë del me rekomandime për qytetarët
Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, bën thirrje për kujdes të shtuar për shkak të ndryshimeve të papritura të motit. Komuna rekomandoi qytetarët të qëndrojnë të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare. “Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë. Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen…

Lajme
Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, bën thirrje për kujdes të shtuar për shkak të ndryshimeve të papritura të motit.
Komuna rekomandoi qytetarët të qëndrojnë të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare.
“Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë. Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era. Tregoni kujdes të veçantë për të moshuarit dhe fëmijët gjatë kushteve ekstreme të motit. Mos parkoni automjetet nën pemë apo pranë objekteve që paraqesin rrezik”, thuhet në rekomandimet e komunës.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca është në gatishmëri të plotë dhe në koordinim me të gjitha shërbimet emergjente për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve.
Sipas parashikimeve ndërkombëtare, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore pritet të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit, duke përfshirë fillimisht disa shtete të Evropës si:
Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h – me potencial për pasoja serioze.
Në Kryeqytet:
E marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.
Nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.
E enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht.
E premtja, vjen me stabilizim gradual dhe ngritje të lehtë të temperaturave, por nën 30°C.