Moti, javë me reshje shiu dhe temperatura të larta

Java e fundit e muajit janar do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.

Lajme

27/01/2020 07:43

Shi pritet të ketë gjatë ditës së sotme, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa ditët tjera të vranëta dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetarët.

Ndërsa sa i përket situatës biometeorologjike, ajo do të jetë relativisht e mirë dhe në favor të popullatës, sidomos ndaj atyre që kanë probleme me sëmundje kronike. /Lajmi.net/