Moti i tri ditëve të ardhshme në Shqipëri do vështirësojë kërkimet nën rrënoja

Përgjatë tri ditëve në vijim, në Shqipëri do të mbajë mot i vranët me reshje shiu, gjë që do ua vështirësojë kërkimet nën rrënoja forcave të kërkim-shpëtimit.

Lajme

28/11/2019 00:39

Weather.com, një burim i besueshëm për matjen e temperaturave në mbarë botën, ka thënë se tri ditët e ardhshme, përfshirë edhe të sotmen, do ketë reshje shiu në tërë rajonin e Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

“Vranësira e konsiderueshme me shira të rastësishëm. Mundësia e shiut 80%”, thuhet në përshkrimin e motit në zonën shqiptare për ditën e sotme.

Ndërkaq, ndryshe nga e sontmja, nata e së nesërmes do jetë me mundësi prej 100 për qind shiu.

Krahas kësaj, shiu do vazhdojë edhe përgjatë ditëve të tjera në vijim, në përjashtim të së dielës dhe të mërkurës.

Aktualisht, banorë të Durrësit po shfrytëzojnë tendat për strehim, e që reshjet do mund t’u shkaktonin dëme të konsiderueshme.

Sido që të jetë, në gjysmë-orëshin e fundit në hapësirën e Shqipërisë kanë ndodhur tri termete, mesatarja e së cilës ishte 4 ballë.

Deri më tani, janë konfirmuar 31 të vdekur nga pasojat e tërmeteve të ndodhur në mëngjesi i së martës, epiqendra e së cilës ishte në Detin Adriatik.

Zonat të cilat kanë pasur dëme më së shumti, si njerëzore ashtu edhe materiale, janë Thumana dhe Durrësi. /Lajmi.net/