Moti i keq: Përplasen 2 tragete në Portin e Durrësit

2 tragete janë përplasur në Portin e Durrësit. Mjetet e lundrimit janë përplasur gjatë ankorimit në port si pasojë e motit të keq. Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka…

Lajme

23/12/2024 16:24

2 tragete janë përplasur në Portin e Durrësit.

Mjetet e lundrimit janë përplasur gjatë ankorimit në port si pasojë e motit të keq.

Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale, raporton Klan News.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës që ka bërë të mundur që tragetet të ankorohen në Portin e Durrësit.

YouTube player