Moti i keq “paralizon” Shqipërinë, stuhia përmbyti rrugët e disa qyteteve

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar jo pak probleme në disa qytete. Problemet më të mëdha u evidentuan në lagjen Rilindja, zonën e bibliotekës së qytetit dhe zonën e Skelës ku shumë banesa e biznese ndodhen nën ujë. Prej stuhisë, i gjithë qyteti i Vlorës…

Lajme

04/10/2024 20:42

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar jo pak probleme në disa qytete.

Problemet më të mëdha u evidentuan në lagjen Rilindja, zonën e bibliotekës së qytetit dhe zonën e Skelës ku shumë banesa e biznese ndodhen nën ujë. Prej stuhisë, i gjithë qyteti i Vlorës mbeti edhe pa energji elektrike.

Stuhia shkaktoi probleme edhe në Lushnje ku niveli i ujit në rrugë i kaloi 40 centimetra, ndërsa shumë mjete u bllokuan në rrugë si pasojë e përmbytjeve.

Në Lezhë, Stacioni Meteorologjik Ushtarak konfirmoi se ranë mbi 45 milimetra shi. Reshjet me intensitet të lartë shkaktuan probleme në lagjen 11 janari, ku pati edhe përmbytje.

Në Shkodër, situata ishte pak më e lehtë. Prej stuhisë që zgjati për rreth një orë, uji vërshoi edhe në rrugët e Bulqizës.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në shumë prej rrugëve të Durrësit, duke shkaktuar vështirësi për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë moti i keq vazhdon të mbajë të pezulluar aktivitetin e flotës së peshkimit.

Policia e Shteti ri-përsëriti apelin për shoferët dhe këmbësorët që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve gjatë gjithë fundjavës. /tch