Mot me vapë dhe mundësi për reshje lokale shiu sot
Për ditën e martë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell në Kosovë. Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende mund të krijojnë kushte për reshje lokale shiu, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 32…
Lajme
Për ditën e martë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell në Kosovë.
Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende mund të krijojnë kushte për reshje lokale shiu, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 32 deri në 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë./lajmi.net/