Mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që për sot (e enjte) të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.

Lajme

12/08/2021 07:32

Temperaturat do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbajë vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.