Mot i nxehtë sot në Kosovë
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vranësirat do të jenë krejtësisht të pakta dhe lokale pa ndonjë gjasë për reshje atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje si ato minimale po ashtu edhe maksimalet dhe pritet të luhaten nga 14 deri në 34 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë…

Lajme
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vranësirat do të jenë krejtësisht të pakta dhe lokale pa ndonjë gjasë për reshje atmosferike.
Temperaturat do të shënojnë rritje si ato minimale po ashtu edhe maksimalet dhe pritet të luhaten nga 14 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira krejtësisht të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje në të gjitha viset.
Edhe dita e Hënë do të jetë me diell, e nxehtë dhe stabile, ndërsa të martën parashihet depërtim i një fronti të dobët të ftohtë ajror.
E Mërkura paksa më e freskët, me diell e vranësira lokale dhe me pak gjasa për ndonjë reshje të pakët lokale./MeteoBallkan/