Mot i nxehtë pritet të jetë në fundjavë, temperaturat deri në 30 gradë

Mot stabil po mbetet përgjatë fundjave, kryesisht me kthjellime e diell. Të shtunën temperaturat maksimale shënojnë një rritje më të ndjeshme në 27C e 29C. Minimalet zbresin në 7C e 12C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 5-11m/s. Temperatura më të larta po parashihen ditën e diel dhe në ditët e para…

Lajme

20/09/2025 08:07

Mot stabil po mbetet përgjatë fundjave, kryesisht me kthjellime e diell. Të shtunën temperaturat maksimale shënojnë një rritje më të ndjeshme në 27C e 29C. Minimalet zbresin në 7C e 12C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 5-11m/s.

Temperatura më të larta po parashihen ditën e diel dhe në ditët e para të javës vijuese, ku maksimalet kalojnë mbi 30C, deri në 32C në pjesë të vendit. Do të dominojnë kushte stabile, me kthjellime e diell.

Të mërkurën kalojnë më shpesh vranësira, me mundësi për të reshura vonë gjatë mbrëmjes. Nga dita e diel edhe erërat ndryshojnë drejtimin në juglindore, e frynë të lehta dhe mesatare 2-7m/s. /Mendimi për motin/