Mot i ftohtë për zgjedhje
Sot, ditën e zgjedhjeve, parashihet që moti të mbajë kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, por me temperatura më të ulëta, veçanërisht ato minimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 dhe -6 gradë Celsius, ndërsa maksimale ditore priten të jenë 0-3 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë kryesisht nga veriperendimi, e…
Lajme
Sot, ditën e zgjedhjeve, parashihet që moti të mbajë kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, por me temperatura më të ulëta, veçanërisht ato minimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 dhe -6 gradë Celsius, ndërsa maksimale ditore priten të jenë 0-3 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperendimi, e lehtë deri mesatare, duke krijuar kushte të ftohta, por të qeta për qytetarët që do të dalin për të votuar.
Pavarësisht ftohtit, dita e zgjedhjeve vazhdon normalisht, dhe qytetarët ftohen të marrin pjesë masivisht në procesin demokratik./lajmi.net/