Mot i ftohtë e me reshje të dobëta bore sot

Më shumë vransira mbulojnë vendin përgjatë ditës së mërkurë. Herë herë mund të shfaqen kushte për reshje të dobëta dëbore, kryesisht përreth viseve kodrinoro-malore, por me një probabilitet më të lartë pjesëve jugore të vendit. Temperaturat minimale zbresin në -3C e -2C, derisa maksimalet mbesin ende paksa të ulëta prej 2C e 4C. Frynë erë…

Lajme

21/01/2026 09:18

Më shumë vransira mbulojnë vendin përgjatë ditës së mërkurë. Herë herë mund të shfaqen kushte për reshje të dobëta dëbore, kryesisht përreth viseve kodrinoro-malore, por me një probabilitet më të lartë pjesëve jugore të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në -3C e -2C, derisa maksimalet mbesin ende paksa të ulëta prej 2C e 4C. Frynë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 7-10m/s, me hove deri në 15m/s.

Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell parashihen nga dita e enjtë. Herë herë paraqiten kushte për reshje të dobëta shiu apo edhe dëbore orëve të mëngjesit ditën e enjtë.

Të premtën mundësi për formim të mjegullës orëve të mëngjesit. Më shumë të reshura shiu përfshinë vendin ditën e diel.Temperaturat me tendencë të rritjes deri në 8C e 9C, maksimalet në fundjavë, ndërsa minimalet luhaten përreth vlerave prej -1C e 2C. Erërat gjithnjë frynë nga jugu e juglindja, të lehta dhe mesatare 2-6m/s.