Mosvotimi i nënkryetarit serb – Prattipati shihet teksa hyn në Kuvend, raportohet për takim me Osmanin

E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është parë teksa hyn në objektin e Kuvendit të Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive të parlamentit. Për këtë, raportohet se ajo do të zhvillojë takim me presidenten Vjosa Osmani. Takimin me Osmanin, Prattipati është duke e zhvilluar…

Lajme

28/08/2025 11:49

E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është parë teksa hyn në objektin e Kuvendit të Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive të parlamentit.

Për këtë, raportohet se ajo do të zhvillojë takim me presidenten Vjosa Osmani.

Takimin me Osmanin, Prattipati është duke e zhvilluar para vazhdimit të seancës konstituive, proces i cili s’është përfunduar pasi që ende s’është zgjedhur nënkryetari i parlamentit nga radhët e komunitetit jo shumicë serb.

Seanca pritet të fillojë pas pak për të vazhduar me punimet e saja.