Mosvotimi i nënkryetarit serb, Maliqi: Ish-opozita po tregon mosguxim në raport me grackat populiste të Kurtit

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka kritikuar vendimin e opozitës për të mos votuar pro nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga deputetët serb të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se ish-opozita po vazhdon me qasjen “as mish as peshk” në vendimmarrje, e që sipas tij është mosguxim në raport me “grackat populiste të…

Lajme

26/08/2025 17:57

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka kritikuar vendimin e opozitës për të mos votuar pro nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga deputetët serb të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se ish-opozita po vazhdon me qasjen “as mish as peshk” në vendimmarrje, e që sipas tij është mosguxim në raport me “grackat populiste të Kurtit”.

“Për sa kohë që Lista Serbe është parti e votuar nga shumica dërmuese e serbëve dhe ligji e sheh veprimin e saj si të rregullt brenda sistemit të Kosovës, ajo do të jetë e pashmangshme në formimin e institucioneve, dhe rrjedhimisht çdo veprim përjashtues ndaj saj do ta detyrojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese. Krejt çka po arrihet me manovra të tilla është zgjatja e kësaj drame të kotë, forcimi i Listës Serbe në sytë e komunitetit serb, dhe thellimi i imazhit negativ të Kosovës si vend që i shtyp të drejtat e pakicave”, ka shkruar Maliqi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: