Mospagesa e faturave, “Pastrimi” i dërgon disa biznese te përmbaruesi

Kompania regjionale e mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka filluar të bëjë procedimin e bizneseve te përmbaruesi privat. Kjo për shkak të borxheve që bizneset kanë ndaj “Pastrimit”. Në njoftimin e lëshuar, kjo kompani u ka bërë thirrje bizneseve të kryejnë pagesat për mbeturinat. “Kompania regjionale e mbeturinave ‘Pastrimi’ SHA njofton se ka filluar të…

Lajme

13/03/2025 14:51

Kompania regjionale e mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka filluar të bëjë procedimin e bizneseve te përmbaruesi privat.

Kjo për shkak të borxheve që bizneset kanë ndaj “Pastrimit”.

Në njoftimin e lëshuar, kjo kompani u ka bërë thirrje bizneseve të kryejnë pagesat për mbeturinat.

“Kompania regjionale e mbeturinave ‘Pastrimi’ SHA njofton se ka filluar të bëjë procedimin e bizneseve te përmbaruesi privat. Bizneset të cilat kanë borxhe ndaj kompanisë “Pastrimi”, nga dt. 10.03.2025, janë duke u proceduar te përmbaruesi privat. Kërkojmë nga gjitha bizneset që të kryejnë obligimet e tyre të faturës së mbeturinave!”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/