Mosmarrëveshja përfundon me dhunë në Klinë, dy të plagosur nga mjeti i mprehtë

Një përleshje ka ndodhur sot në sheshin “Nëna Terezë” në Klinë, ku dy persona kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Në ora 10:40 është njoftuar policia në Klinë se në sheshin ‘Nëna Terezë’, pas një mosmarrëveshjeje ka filluar…

Lajme

13/01/2026 12:48

Një përleshje ka ndodhur sot në sheshin “Nëna Terezë” në Klinë, ku dy persona kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në ora 10:40 është njoftuar policia në Klinë se në sheshin ‘Nëna Terezë’, pas një mosmarrëveshjeje ka filluar një përleshje mes tre personave. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Ata po trajtohen në Spitalin e Pejës dhe gjenden jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se njësitet policore kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe se personi i tretë që ka marrë pjesë në përleshje ndodhet në arrati.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Lajmi.net/