Moscertifikimi i Listës serbe: Politizimi i KQZ-së nga VV dhe partitë tjera po dëmton procesin zgjedhor

Zyra e BE-së në Kosovë, ka reaguar pasi KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Në lidhje me këtë vendim, BE ka shprehur keqardhje, shkruan lajmi.net. “Politikizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor…

Lajme

02/12/2025 22:01

Zyra e BE-së në Kosovë, ka reaguar pasi KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Në lidhje me këtë vendim, BE ka shprehur keqardhje, shkruan lajmi.net.

“Politikizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, ka shkruar BE në reagimin e tyre.

Komisioni Qendror Zgjedhor, me dy vota për, dy kundër, dhe pesë abstenime nuk e ka certifikuar sot për pjesëmarrje Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Pesë abstenimet nga anëtarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë abstenuar duke u thirrur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme se një subjekt i regjistruar është automatikisht i certifikuar.

VV votoi kundër. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: