“Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore”, thotë Fatmir Limaj

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani. Përmes një postimi, Limaj ka bërë thirrje që të mos preken vlerat dhe figurat që, sipas tij, përbëjnë themelet e lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar. “Mos prekni themelet e lirisë…

Lajme

24/06/2026 20:31

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani.

Përmes një postimi, Limaj ka bërë thirrje që të mos preken vlerat dhe figurat që, sipas tij, përbëjnë themelet e lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar.

“Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore. Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë. Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare”, ka shkruar Limaj.

Ai ka përfunduar mesazhin e tij me homazhe për Tahir Sinanin dhe të gjithë të rënët për liri.

“Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka theksuar Limaj.