Mos përtypni çamçakëz më tepër se 10 minuta

Një stomatolog nga Londra, Dr Uchenna Okoye ka dhënë një këshillë në lidhje me faktin se sa gjatë duhet të përtypim çamçakëzin dhe si.

Lifestyle

10/07/2015 09:20

Mbajtja e gjatë e çamçakëzit shkakton probleme, sipas ekspertit ai nuk duhet përtypur më shumë se dhjetë minuta.

Përtypja e çamçakëzit për një kohë të gjatë nuk mund të dëmtojë vetëm dhëmbët tuaj, por stimulon stomakun që të prodhojë acid.

“Në momentin kur ju përtypeni stomaku pretushqim, prandaj fillon prodhimin e acidit. Personat, të cilët përtypin gjithë ditën çamçakëz, mund të shkaktojnë ulçerën në stomak”, ka deklaruar ai. /albeu.com/