Mos-pagesat e orëve shtesë dhe kujdestarive për doktorë e infermierët, Vitia: Do të ekzekutohen me pagën e prillit, borxhi është 4 milionë e 450 mijë euro

Lajmi.net ka raportuar disa herë radhazi për mos-pagesat e orëve shtesë dhe kujdestarive për doktorët, infermierët dhe për zyrtarët policorë, ushtarët dhe zyrtarët e AKI-së. E pikërisht në lidhje me mos-ekzekutimin e pagave në QKUK, ditë më parë nga ky institucion deklaruan se për tre muaj rresht nuk kanë marrë paratë e tyre për orët…

Lajme

10/04/2026 13:31

Lajmi.net ka raportuar disa herë radhazi për mos-pagesat e orëve shtesë dhe kujdestarive për doktorët, infermierët dhe për zyrtarët policorë, ushtarët dhe zyrtarët e AKI-së.

E pikërisht në lidhje me mos-ekzekutimin e pagave në QKUK, ditë më parë nga ky institucion deklaruan se për tre muaj rresht nuk kanë marrë paratë e tyre për orët shtesë dhe për kujdestaritë.

E këtë problem sot në Kuvend e ngriti edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

E pas kësaj, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se këto pagesa do të ekzekutohen në pagën e prillit.

“Shtesat për kujdestaritë dhe të tjerat.Nuk është mundur të bëhet kjo gjë sepse buxheti është miratuar me shumë vonesë dhe për këtë arsye ka qen e pamundur.Por natyrisht për çdo punë që bëjnë mjekët dhe stafi shëndetësorë jo vetëm në QKUK por kudo kjo Qeveri nuk do t’u mbetet borxh në asnjë moment dhe në mënyrë retrokative do t’u paguhen orët për kujdestarive e të gjitha shtesave që kap vlerën prej 4 milionë e 450 mijë eurove të cilat do t’u paguhen të gjithë punëtorëve shëndetësorë në javët në vazhdim për çdo orë pune që ata kanë pasur”deklaroi Vitia, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu u kërkojë ndjesë për vonesat e këtyre pagesave.

“Ju kërkojë ndjesë të gjithë atyre që nuk i morën me kohë këto shtesa por ka qenë e pamundur sepse buxheti është vonuar dhe s’kemi pasur mundësi ekzekutimi për tre muajt e parë.I bie edhe tri javë, me pagën e prillit”./Lajmi.net/