“Mos lësho pe”- Bahtiri e demanton VV-në dhe Kurtin, e pranon se i pari e ka thënë fjalinë që e kanë vendosur si slogan zgjedhor
Kandidati për deputet i VV-së, Agim Bahtri, e ka demantuar keq VV-në dhe Albin Kurti, të cilët po pretendon se fjalinë “mos lësho pe” që e kanë bërë slogan të fushatë zgjedhore e ka thënë një e moshuar. Në emisionin “DPT te Fidani”, Bahtiri e ka pranuar se ai është i pari që e ka…
Lajme
Kandidati për deputet i VV-së, Agim Bahtri, e ka demantuar keq VV-në dhe Albin Kurti, të cilët po pretendon se fjalinë “mos lësho pe” që e kanë bërë slogan të fushatë zgjedhore e ka thënë një e moshuar.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Bahtiri e ka pranuar se ai është i pari që e ka thënë këtë fjali.
Megjithatë, Bahtiri ka thënë se nuk i ka mbetur hatri që këtë nuk ia pranon partia e tij.
“Unë kom thanë dhe them përsëri: Mos lëshi pe Albin”, është shprehur Bahtiri.
Ai ka thënë se e respekton vendimi e kryesisë së partisë.
“Kryesia ka marrë vendim me e bo atë edhe kaq”, ka deklaruar Bahtiri.
Kur është pyetur nga gazetari se pse VV-ja nuk e pranon një gjë të tillë, Bahtri ka thënë se ajo nuk ka peshë.
“Nuk ka peshë ajo”, ka thënë Bahriti.