“Mos ja ndalo, e ka të drejtën e saj me folë”, Sala Jashari i drejtohet kryesuesit Dehari kur Deliu-Kodra del në foltore

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari, ta respektojë Kushtetutën. “Ktheju rendit të ditës dhe respektoje aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha deputetja Deliu-Kodra. Gjatë fjalës së saj në foltore ndërhyri kryeuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari ku kërkoi nga regjia që t’ia ndalte mikrofonin deputetës së PDK-së. Gjatë kohës…

Lajme

01/07/2025 11:31

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari, ta respektojë Kushtetutën.

“Ktheju rendit të ditës dhe respektoje aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha deputetja Deliu-Kodra.

Gjatë fjalës së saj në foltore ndërhyri kryeuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari ku kërkoi nga regjia që t’ia ndalte mikrofonin deputetës së PDK-së.

Gjatë kohës që Dehari kërkonte një gjë të tillë, deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Sala Jashari që ishte krah, Deharit u dëgjua duke i thënë që mos t’ia ndërprente fjalën pasi është e drejtë e saj të shprehet.

“Mos ja ndalo, e ka të drejtën e saj me folë”, i’u drejtua Sala Jashari kryesuesit Dehari./Lajmi.net/